Një nënë që ka lënë punën për t’u kujdesur për dy fëmijët e saj, ka zbuluar se si ka arritur të fitojë afro 560 euro në muaj nga shtëpia. Bëhet fjalë për Natalie Reynolds, e cila jeton në Hertfordshire të Anglisë, me burrin e saj,
Ollie, dhe dy vajzat Mimi, 4 vjeç dhe Sofia, 20 muajshe, njofton lajmi.net. Ideja e saj për të fituar para arriti tek ajo gjatë një “pastrimi të shtëpisë”, kur ajo tha se zbuloi se ajo mund të bënte një pasuri duke shitur “rrëmujën e padëshiruar” të fëmijëve të saj në internet.
“Duke shitur më parë disa artikuj në eBay, unë vendosa të ‘pastrojë’ në shtëpinë time në kohën e lirë për të bërë ca para shtesë”.
Nëna 36-vjeçare kishte arritur të fitonte 500 euro nga shitjet në eBay, duke vendosur në shitje lodrat dhe sendet shtëpiake që i konsideronte si “të pavlera”. Megjithatë, Natalie pranon se si shumë prindër, ajo ka ndonjë ndjeshmëri për lodrat e fëmijëve të saj.