Dashuritë e verës! Paolo Fox zbulon cilat shenja të HOROSKOPIT do ta mbyllin muajin ÇIFT

Dashi: Ky muaj do të jetë shumë i bukur edhe në fushën e ndjenjave, aq sa do t’i nxitni të gjithë ata që s’besojnë në dashuri të bëjnë hapa para. Është e vërtetë që yjet na ndihmojnë, por nëse do të mbyllemi në shtëpi, asgjë nuk do të ndodhë. Periudhë interesante për zemrat e vetmuara që janë duke bërë njohje të reja. Miqësitë e krijuara në fund të korrikut mund të ndryshojnë status. Erotizmi do të shtohet pas datës 11 kur Mërkuri do të kalojë tranzit duke ndezur shpirtrat. Do ta keni më të lehtë t’i fitoni sfidat. Gushti dhuron emocione dhe të reja të rëndësishme.

Demi: Në fushën e ndjenjave gushti nuk do të dhurojë shumë. Ose jeni ju që pretendoni shumë, ose personat me të cilët rrini ju marrin nëpërkëmbë, ngaqë u gjendeni gjithmonë pranë. Por jo, nuk është kështu. Është e vërtetë që jeni tolerantë dhe nëse dikush ju hap probleme, jeni të gatshëm t’i mirëkuptoni, por edhe ju keni caqet tuaja. Nëse kupa është mbushur, do të shpërtheni duke rrezikuar edhe vetë raportin tuaj. Datat 7, 8, 14, 15, 28 dhe 29 do të jenë ditë prove për marrëdhëniet tuaja. Çiftet që kanë një lidhje të fortë, do të kapërcejnë gjithçka. Marrëdhëniet e dyfishta do të marrin fund. Kini shumë kujdes me të lindurit në shenjën e Akrepit dhe të Ujorit.

Binjakët: Në fushën e ndjenjave do të fitoni një sfidë të bukur. Nëse disa çifte kanë kaluar një krizë të vështirë në mars, në gusht do të rifitoni kohën e humbur. Pjesa e parë e muajit është më e favorshme edhe në fushën e ndjenjave. Do t’u jepni fund raporteve që bazohen në gënjeshtra apo te leverdia që mund të ketë një partner. Fundi i gushtit do t’i vërë çiftet në provë.

Gaforrja: Marrëdhëniet e krijuara gjatë vitit 2019 përcjellin shumë stres. Disa nga ju do të bien në dashuri me persona që janë të lidhur me dikë tjetër dhe që s’janë aspak të gatshëm për lidhjet jetëgjata. Ata që duan të martohen apo të zyrtarizojnë lidhjen do të hasin disa vonesa, sidomos gjatë javëve të fundit. Çiftet që po përballen me probleme që lidhen me fëmijët, rrezikojnë t’i japin fund raportit të tyre nga kokëfortësia.

Luani: Janë të shumtë ata të shenjës së Luanit që muajt e fundit janë mbyllur në vetvete kanë frikë nga gjërat e reja. Kritikojnë shumë, por nuk veprojnë. Duhet të ndryshojnë, pasi është mëkat të mos shfrytëzohet kjo periudhë e mrekullueshme. Gjysma e parë e muajit është idealja për të joshur personat që ju interesojnë. Rikthehet dëshira seksuale. Njohjet e gushtit do të jenë jetëgjata. Joshja juaj as që vihet në dyshim.

Virgjëresha: Ky muaj do t’ju dhurojë shumë vetëkënaqësi. Favorizohen personat që janë prej kohësh vetëm dhe të zhgënjyer nga dashuria. Planifikoni pushime argëtuese, sidomos pas datës 15, sepse shumë planetë do të përqendrohen në shenjën tuaj. Do të filloni që tani të ndieni ndikimin pozitiv të planetëve, i cili do të kulmojë në vitin 2020. Mjafton të frekuentoni vendet e duhura dhe të mos jeni pesimistë. Edhe një aventurë e thjeshtë mund të shndërrohet në diçka më shumë. Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës dinë mjaft mirë të vënë në punë mendjen dhe jo të dashurohen vetëm falë aspektit fizik.

Peshorja: Martesat që janë në krizë duhet të përballen me realitetin dhe të kuptojnë ç’po ndodh deri në fund të vitit. Gjatë gushtit do të mund të shëroni plagët e hapura nga raportet sentimentale që kanë qenë në krizë. Sigurisht që për të kapërcyer një problem, duhet guxim dhe vullnet nga të dyja palët. Marrëdhëniet e nxituara dhe që kanë nisur shpejt e shpejt do të zgjasin, vetëm nëse s’rrezikojnë një lidhje tjetër serioze. Do të përjetoni çaste emocionuese me të lindurit në shenjën e Luanit dhe të Shigjetarit.

Akrepi: Nuk është çasti të mendoni për lidhje të reja sentimentale. Zemrat e vetmuara nuk kanë besim te dashuria. Por edhe ata që kanë një marrëdhënie pasionale, do të bëhen kritikë ndaj partnerëve. Raportet sentimentale janë shumë të rrezikuara këtë periudhë, madje edhe ato të çifteve që janë të lidhur prej kohësh. Mos i vini në provë partnerët, pasi do t’i jepni fund gjithçkaje. Problemet me një ish-bashkëshort/e nuk do të zgjidhen, të paktën jo deri në datën 21.

Shigjetari: Yjet ndikojnë gjithnjë e më shumë në aspektin sentimental. Disa nga ju kanë njohur personat e duhur, ndërsa të vetmuarit bëjnë mirë t’i hedhin sytë përreth. Dëshira për të dashuruar është e madhe, por njëherazi druheni se mos zhgënjeheni dhe shfaqni mosbesim. Çiftet që duan të martohen gjatë gushtit janë në periudhën më ideale, sepse kanë më shumë kohë të lirë. Jupiteri ju ndihmon të merrni vendimet e duhura për të ndryshuar jetën.

Bricjapi: Ju kanë lodhur këshillat dhe kërkesat e të afërmve për të marrë vendimet e duhura, por këtë muaj nuk do t’ju stresojnë. Nuk do ta ndieni ndikimin e palëve të treta dhe do të bëni sipas kokës suaj. Lërini mënjanë dyshimet, nëse jeni të vetmuar prej kohësh. Nëse korriku ka qenë problematik, gushti do të jetë muaji i rizgjimit të ndjenjave, sidomos pas kalimit të Venusit në shenjën tuaj në datën 22. Emocione të veçanta me të lindurit në shenjën e Peshqve, Akrepit dhe të Bricjapit.

Ujori: Ju kanë lodhur këshillat dhe kërkesat e të afërmve për të marrë vendimet e duhura, por këtë muaj nuk do t’ju stresojnë. Nuk do ta ndieni ndikimin e palëve të treta dhe do të bëni sipas kokës suaj. Lërini mënjanë dyshimet, nëse jeni të vetmuar prej kohësh. Nëse korriku ka qenë problematik, gushti do të jetë muaji i rizgjimit të ndjenjave, sidomos pas kalimit të Venusit në shenjën tuaj në datën 22. Emocione të veçanta me të lindurit në shenjën e Peshqve, Akrepit dhe të Bricjapit.

Peshqit: Ju kanë lodhur këshillat dhe kërkesat e të afërmve për të marrë vendimet e duhura, por këtë muaj nuk do t’ju stresojnë. Nuk do ta ndieni ndikimin e palëve të treta dhe do të bëni sipas kokës suaj. Lërini mënjanë dyshimet, nëse jeni të vetmuar prej kohësh. Nëse korriku ka qenë problematik, gushti do të jetë muaji i rizgjimit të ndjenjave, sidomos pas kalimit të Venusit në shenjën tuaj në datën 22. Emocione të veçanta me të lindurit në shenjën e Peshqve, Akrepit dhe të Bricjapit./ Living

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME