Një grua ka kërkuar divorcin për arsyen më të çuditshme që keni dëgjuar. Ngjarja ka ndodhur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku një grua ka vendosur të ndahet nga bashkëshorti sepse ai e do shumë.
Gruaja ka treguar se bashkëshorti e mban me gjithë të mirat, gatuan për të, madje lan shtëpinë dhe e dashuron pa masë. Por ajo shprehet se nuk e përballon dot gjithë këtë dashuri.
“Ai kurrë nuk më ka bërtitur ose të më mërzisë. Madje më ka ndihmuar të laj shtëpinë. Ndonjëherë edhe ka gatuar për mua. Ai është shumë romantik dhe më mbush me dhurata. Por unë nuk dua një bashkëshort kaq të bindshëm me të cilin nuk bëj dot një debat. Nuk zihemi për asgjë”, tha gruaja.
Ndërsa bashkëshorti i saj u shpreh se nuk ka bërë asgjë të gabuar. Ai i kërkoi gjykatës që gruaja ta tërheqë çështjen. Gjykata vendosi t’i japë çiftit një shans për t’u ribashkuar.