Megjithëse prej kohësh nuk ka qenë aktiv në rrjete sociale, fansat nuk harruan ta uronin në një postim të vjetër në Instagram, duke i shprehur urime të shumta e dashamirësinë e tyre.

Pak më parë, Florin e ka uruar edhe këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi.

Ajo ka publikuar në profilin e saj një foto të Florit, në të cilën shkruan:

“Sikur pak njerëz të ishin si ty! Gëzuar ditëlindjen mashkulli im i preferuar.”

Flori ende nuk ka reaguar pas këtij postimi. Kujtojmë se dyshja u përfol disa muaj më parë për një lidhje dhe gjithçka nisi pas një videoje që qarkulloi në rrjet, ku Flori dhe Fifi shfaqeshin si dy të dashuruar.