Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç’surpriza kanë rezervuar yjet për ditët e fundit të gushtit

Dashi: Kalimi i planetëve Mars dhe Venus në shenjën e Virgjëreshës do të ndikojë që të silleni dorëlëshuar. Do të bënit mirë të mos e ekzagjeroni me shpenzimet, sepse do ta ndieni në financat tuaja. Gjatë pjesës së parë të javës do t’ju duhet që të nxirrni fitime shtesë, në mënyrë që të keni mundësi të kurseni. Edhe në punë do të hasni vështirësi, por jeni të vendosur që të mos dështoni.

 

Demi: Yjet do t’i keni në anën tuaj dhe për rrjedhojë do të ndiheni shumë energjikë. Do të jeni në gjendje t’i bëni ballë çdolloj vështirësie dhe nuk do të stepeni përpara asgjëje. Do të merrni kënaqësi të mëdha si në aspektin profesional edhe në atë sentimental. Këshillohet vetëm që të bëni pak kujdes në punë, pasi ndonjë koleg mund të bëhet xheloz për ju.

 

Binjakët: Shtëpi e ëmbla shtëpi… Përkundër natyrës suaj, këtë javë do të jeni shumë të përkushtuar ndaj jetës familjare. Partneri dhe fëmijët do të jenë entuziastë për këtë. Edhe miqësitë do të jenë të favorizuara, sidomos gjatë pjesës së dytë të javës. Keni shumë gjëra për t’ju treguar miqve tuaj në lidhje me eksperiencat e kaluara dhe prisni me padurim të mësoni diçka prej tyre.

 

Gaforrja: Muaji gusht do të lërë shumë për të dëshiruar në aspektin e ndjenjave për të lindurit e kësaj shenje. Situata sentimentale parashikohet të jetë e vështirë. Do të vuani shpirtërisht, kurse në fundjavë do të përjetoni ndjenja xhelozie. Këshillohet të bëni kujdes edhe me financat, të cilat janë pakësuar pas pushimeve të fundit që kaluat me familjen.

 

Luani: Kjo do të jetë në përgjithësi një javë e mbarë. Marsi do t’ju favorizojë dhe për rrjedhojë do të ndiheni më energjikë dhe të gatshëm për të bërë projekte si edhe do të jeni më largpamës. Do të jeni shumë me fat, sidomos në aspektin profesional. Nëse do të dini të tregoheni të vendosur, do të merrni vlerësimin që meritoni.

 

Virgjëresha: Duket se gjithçka do të shkojë mirë në aspektin profesional gjatë kësaj jave. Nëse do të dini ta shfrytëzoni këtë në favorin tuaj, edhe përfitimet do të jenë të shumta. Do t’i mirëprisni sfidat dhe do të jeni në kërkim të detyrave më të vështira, por do të ndiheni të shpërblyer nga ana monetare. Kujdes, sepse partneri mund të ankohet për shkak të angazhimeve tuaja të shumta.

 

Peshorja: Do të hasni vështirësi gjatë kësaj jave në aspektin profesional, sidomos për sa u përket marrëdhënieve me eprorët dhe kolegët. Do të bënit mirë të sqaroheshit në lidhje me të drejtat dhe detyrimet tuaja. Do të keni nevojë për ndihmën e kolegëve për disa projekte të prapambetura. Për fat miqtë tuaj do të dinë si t’ju nxjerrin nga telashet.

 

Akrepi: Kjo javë do të karakterizohet nga qetësia. Asgjë tronditëse nuk do të ndodhë në jetën tuaj gjatë këtyre ditëve. Falë ndikimit të yjeve, nuk do të jeni të përqendruar në një vend dhe as nuk do të keni shumë dëshirë për të punuar. Lodhja e këtyre ditëve nuk do t’ju lejojë të jeni në formën tuaj më të mirë. Këshillohet që t’i jepni zgjidhje një problemi që ju shqetëson prej kohësh.

 

Shigjetari: Parashikohet që kjo të jetë një javë stresuese në aspektin profesional. Pas ditëve të pushimit që kaluat, ju pret një mal me punë. Do t’ju duhet të angazhoheni fort për të vënë gjithçka në vijë. Pas një jave të ngarkuar, edhe fundjava do të jetë gjithaq stresuese. Por mos u shqetësoni, sepse bëhet fjalë vetëm për një periudhë kalimtare dhe gjithçka do të rregullohet.

 

Bricjapi: Kjo do të jetë në përgjithësi një javë e mbarë, gjatë së cilës do ta merrni punën me zell dhe do t’u përkushtoheni projekteve të shumta pa e ndier lodhjen. Ata që punojnë privatisht do të jenë më të favorizuar. S’do të vonojë shumë dhe suksesi që do të korrni do të reflektohet në të ardhurat tuaja. Edhe në aspektin personal situata duket e qetë.

 

Ujori: Falë pozicionimit të yjeve mund të ndodhë që gjatë këtyre ditëve të jeni disi të shpërqendruar dhe të mos i keni idetë të qarta. Tregohuni të kujdesshëm në kryerjen e detyrave, sepse fare lehtë mund të gaboni. Duhet të bëni diçka për të rifituar energjitë e humbura gjatë pushimeve. Do të keni angazhime të shumta, por ju fakt nuk jeni ende në gjendje për t’i plotësuar.

 

Peshqit: Parashikohet që gjatë këtyre ditëve të ndiheni melankolikë. Do të ndieni mungesën e një personi që i përket së kaluarës suaj dhe do të bëheni nostalgjikë. Këshillohet që t’u përkushtoheni aktiviteteve fizike, në mënyrë që të mos bini në gjendje amullie. Kaloni sa më shumë kohë me familjarët tuaj dhe do ta shikoni se do të ndiheni më mirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME