Horoskopi ditor, e premte 30 gusht 2019

Ky është horoskopi për ditën e premte 30 gusht 2019 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë. Mundohuni veçse ti kushtoni më shumë kohë njeriut tuaj të zemrës, duke lënë pas shpine debatet dhe polemikat.

Demi

Kjo e enjte do të jetë mjaft e favorshme në sajë të ndikimit të Saturnit. Përfitoni për të kërkuar diçka, për të nisur një projekt apo nismë të re, pasi mundësia për sukses do të jetë shumë e madhe. Sigurisht nuk do të jenë yjet që do ju nxjerrin fitimtarë, por kapaciteti juaj. Është momenti juaj, kjo këshillë vlen edhe për ndjenjat.

Binjakët

Ju presin disa momente ku do të viheni realisht në provë, në dashuri ose në punë. Mund të ketë situata të cilat do të nxjerrin në pah detaje të cilat më parë nuk i kishit marrë në konsideratë. Do ju duhet të vendosni nëse disa gjëra mund ti pranoni ose jo.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do të keni mundësi që të përfitoni për të rikuperuar disa raporte, kryesisht sentimentale. Nëse keni keqkuptime, mjafton që të tregoheni të kujdesshëm me fjalët, të jeni të sinqertë, dhe do arrini të gjeni paqen e dëshiruar.

Luani

Duhet të mësoheni që të jeni më pak impulsiv, pasi shpesh bëni dëme të cilat ndonëse mundoheni që ti rregulloni, e keni të vështirë. Kjo e enjte do të jetë disi nën ritmin e duhur, gjatë së cilës duhet të mundoheni që të rikuperoni.

Virgjëresha

Diçka do të nisë të lëvizë në sferën profesionale, ku vjeshta do të jetë e mbushur me kënaqësi. Me gjasë mund të merrni një telefonatë apo do të hyni në kontakte për një marrëveshje të re. Sa i takon ndjenjave, nuk do dini që të ndaleni.

Peshorja

Në këtë periudhë jeni duke përjetuar një kaos të vërtetë sa i takon sferës profesionale. Gjëja pozitive është që më në fund po mësoni që ti jepni rëndësinë e duhur dëshirave tuaja, duke lënë pas çdo gjë që ju bezdis. Bëni mirë, veç kujdes ndaj atyre që bëjnë lojë të dyfishtë.

Akrepi

Nis për ju një periudhë e bukur sa i takon ndjenjave. Edhe situata ekonomike do të vijë drejt përforcimit dhe përmirësimit, në sajë të marrëveshjeve me leverdi. Mirëpo sërish do të ketë pak tension, për shkak të karakterit tuaj.

Shigjetari

Kjo e enjte do ju vendosë në një sprovë të fortë, ku mund të përballeni me probleme dhe reagime që nuk i prisnit. Mundohuni që ta kaloni çdo gjë sa më lehtë dhe ti shtyni zgjidhjet për nga e hëna, kur yjet do të jenë në favorin tuaj.

Bricjapi

Yjet lajmërojnë ndryshime të bukura duke nisur nga vjeshta, sa i takon jetës profesionale. Do të ketë përmirësime dhe mundësi të reja. Duhet vetëm të përvishni mëngët dhe të mos i lini t’iu shpëtojnë mundësitë që do ju ofrohen.

Ujori

Problemet e vetme për të lindurit e kësaj shenje kanë të bëjnë me financat! Duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet, ndërsa sa i takon pjesës tjetër parashikohet një e enjte pozitive.

Peshqit

Bëni kujdes gjatë këtyre dy ditëve, pasi nervozizmi mund t’iu shtyjë që të bëni dhe thoni gjëra që nuk do i bënit apo thoshit në një periudhë normale. Në raport me të tjerët mundoheni të tregoheni më të durueshëm dhe më të matur. /a.y

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME