Delinda Disha është një prej aktoreve të humorit më të dashura për publikun shqiptar, pasi roli i saj është pëlqyer për katër vjet me rradhë në “Portokalli”.
Por ditën e sotme është bërë me dije lajmi se Delinda nuk do të jetë më në “Portokalli” por do të bëhet pjesë e emisionit “Klanifornia Show”, në Tv Klan.
Ka qenë autori i emisionit, Turjan Hysko, ai i cili ka bërë publik lajmin përmes një postimi në Instastory ku shfaqet Delina, e sipër fotos ai shkruan: “Delinda Disha në Klanifornia. Ku qëndron problemi këtu.”
Hysko ka përdorur në statusin e tij për Delindën, frazën e saj të famshme teksa imitonte në “Portokalli” ish-drejtoreshën e Doganave:“Ku qëndron problemi këtu, ëëë”
Ajo do mbetet gjithmonë aktorja e preferuar që pritej me padurim për babtutën e re çdo të dielë në mbrëmje, por megjithatë mbetet për t’u parë çfarë roli do ketë Delinda në emisionin e ri, “KlaniforniaShow”





