5 truket që përdor ‘Zara’ për t’ju ‘detyruar” të blini rrobat e kësaj marke

Zara ka krijuar një perandori në treg dhe po ta imagjinoni, themeluesi Amancio Ortega e filloi me një dyqan të thjeshtë që shiste veshje të lira. Ndërsa sot të ardhurat vjetore të kompanisë maten me miliarda dollarë. Klientët shpenzojnë shuma të mëdha parash në Zara. Mirëpo, a e keni menduar ndonjëherë se çfarë i bën njerëzit të duan të blejnë rroba të reja pa pushim?

 

Bright Side ka analizuar strategjinë e marketingut të kësaj marke dhe ka identifikuar disa truke që përdor kjo markë për të “kapur” klientët e saj:

 

1. Rrobat më të shtrenjta janë të vendosura në hyrje, në këtë mënyrë ato e marrin vëmendjen tuaj.

Në dyqanet e Zara-s, veshjet janë rregulluar sipas çmimit. Në hyrje ka rrobat më të shtrenjta. Stilistët shpresojnë që klientët e tyre të bien menjëherë në dashuri me këto veshje. Rrobat më të lira janë në skajin tjetër të dyqanit.

 

2. Rrobat, këpucët dhe çantat janë vendosur pranë njëra-tjetrës për një arsye.

Nuk ka departamente në dyqanet e Zara-s. Rrobat, çantat, këpucët dhe pajisjet janë të vendosura në të njëjtën zonë. Ju nuk keni pse mendoheni se cilat këpucë i shkojnë veshjeve. Stilistët kanë vendosur për ju.

 

3. Markë ka një ndikim nënndërgjegjësues mbi ju: ju bën të ndiheni sikur jeni pjesë e elitës.

Zara kurrë nuk do të hapë një dyqan pranë një Walmart, Auchan, ose disa dyqane të tjera. Marka i kushton shumë vëmendje vendndodhjes së dyqaneve të saj. Dyqanet hapen vetëm në qendrat tregtare të mëdha ose në rrugët kryesore të qyteteve të mëdha.

Shikoni me kujdes: ka pothuajse gjithmonë një dyqan elitar pranë një dyqani të Zara-s. Sigurisht, ata kanë rroba elegante dhe të bukura, por çmimet janë tepër të shtrenjta. Dhe Zara është e ndryshme: duke vendosur dyqanet e tyre pranë dyqaneve të elitës, ata thonë, “Rrobat tona janë gjithashtu elegante”. Por çmimi mesatar në Zara është shumë më i ulët. Me fjalë të tjera, Zara ju jep mundësinë të ndiheni me stil duke u veshur më lirë.

 

4. Marka krijon iluzionin e mungesës

Zara krijon efektin e mungesës. Në thelb ata duan që truri juaj të mendojë “Nëse do e humbisni mundësinë për ta blerë këtë gjë tani, nuk do ta shihni më kurrë”. Kjo do të thotë se xhaketa që ju keni pëlqyer përpara 10 ditëve mund të zhduket nga raftet dhe të mos shfaqet më kurrë. Krijimi i asaj ndjenje për klientët e tyre i vendos ata përpara zgjedhjes dhe truri merr impulsin “Merre këtë gjë tani”. Blerjet impulsive janë të mira për shitësit, por të këqija për konsumatorin. Në fund, shumica prej nesh pendohen për blerjen që bëmë në minutë të fundit.

 

5. Zara ka dyqane speciale ku nuk do të shkelin asnjë klient.

Zara ka dyqane që kurrë nuk do të vizitohen nga konsumatorët e rregullt. Dyqanet e testeve janë të fshehura në selinë spanjolle. Nëse e keni vizituar Zara-n në vende të ndryshme, ndoshta keni vënë re se dizajni i brendshëm në to është shumë i ngjashëm. Një ekip prej 30 arkitektësh kanë menduar çdo hollësi: ngjyra e dritës së llambës dhe madje edhe struktura e katit që supozohet të ketë një ndikim pozitiv mbi konsumatorët.

Duke eksperimentuar në dyqanet testuese, stilistët zgjedhin lartësinë optimale të varëseve të rrobave dhe lartësinë e manekinave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME