Rudi Vata, i ftuar në RTSH Sport, për të komentuar ndeshjen Francë-Shqipëri për Rubrika Sportive, ka shpërthyer në kritika për humbjen e thellë 4-1 ndaj Francës duke akuzuar të gjithë, por sidomos lëshon bombën ndaj Mërgim Mavrajt.
“Mavraj nuk i shërben më ekipit kombëtar, nuk bën diferencën. Me gjithë respektin për karrierën e tij.
“Jemi ekip i dobët dhe nuk japim asnjë shpresë. Luajnë pa qejf. Jemi në krizë. Katër a pesë pasime nuk dimë t’i bëjmë radhazi. Duhet të korigjohemi.
“Franca kampione bote? Ne flemë me ëndrra dhe zgjohemi me ëndrra… Nuk kishim asnjë plan për të luftuar Francën. Franca nuk kishte qëllim të shënonte shumë gola, se do ta kishte bërë”.