Në ditët e sotme, blerja online është kthyer në diçka të zakonshme pasi ndodh që dhe çmimet janë më të lira.
Megjithatë në faqet e ndryshme online mund të hasim surpriza nga më të ndryshmet. Shqiptarët mund të të lënë vërtetë pafjalë kur është puna për të shitur gjëra nga interneti.
Ne ju sjellim një listë me gjëra të çuditshme që shqiptarët shesin në faqe të ndryshme online në mënyrë që të mos surprizoheni kur t’i shikoni në ndonjë vend:
1. Arkivole: ‘Shes arkivole të mirë’ thotë tjetri. Shpresojmë të na bëje dhe ulje!
2. Semaforë: Po i morëm, veç nëse përfundojmë duke i vendosur si dekor në shtëpi se për gjë tjetër…epo ku i dihet ndoshta nje semafor ne kuzhinë do dukej vërtetë bukur!
3. Ndeshje: Epo kaq shumë siguri sa ofrokan, paskan për të bërë namin!
4. Tema diplome për nivelin Bachelor dhe Master: Shitja dhe blerja e temave të diplomës eshtë një dukuri mjaft e përhapur ,dhe në rrjete sociale ekzistojnë faqe dhe grupe të caktuara të krijuara që shërbejnë për të rënë në kontakt me personat që i kryejnë këto shërbime me pagesë. Ja pasojat e përtesës, mos mëso dhe le të të zhvatin pastaj për një detyrë që fare mirë mund ta bësh vetë!
5. Gjatë shitjeve online, ti futesh të blesh diçka për qejfin tënd dhe ndërkohë lexon “Ofrohet 2000 Euro nëse më gjeni personin në fjalë.” Ishalla e gjejmë të paktën!