FOTO/ Pëson atak kardiak, futbollisti i kombëtares vdes në grumbullim

Bota e futbollit sërish është në zi.

Jairzinho Pieter, portieri i kombëtares së Curaçao, vdiq të hënën në grumbullim, në hotelin ku është sistemuar skuadra, shkruan tabloidi britanik “The SUN”

Portieri 31-vjeçar ka vdekur në mënyrë tragjike duke pësuar një atak kardiak, disa orë para përballjes me Haitin, që korrespondon me “League of Nations” të CONCACAF.

“Si Ministër i Rinisë, Sportit unë jam në Hotelin Marriott për të shoqëruar Federatën e Futbollit Haiti në lidhje me vdekjen e lojtarit të Curaçao-s, Jairzinho Pieter, viktimë e një sulmi në zemër”, shkroi në rrjetet sociale Ministri i Sportit të vendit pritës, Edwin Charles.

Jairzinho Pieter qershorin e kaluar u shpall fitues i “King’s Cup“ me Curaçao, pasi fitoi në finale me Vietnamin, me penallti.

Curaçao, që njihet zyrtarisht me emrin “País de Curazao”, është një territor autonom i Mbretërisë së Holandës prej 444 km², që ndodhet në jug të Antilles, rreth 50 km larg bregdetit veriperëndimor të Venezuelës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME