Po shihte ujëvarën, 26-vjeçarja filmon veten ndërsa rrëzohet nga 15 metra lartësi

Një 26-vjeçare aventuriere ka shpëtuar mrekullisht pasi u rrëzua nga 15 metra lartësi në një ujëvarë.

Heather Friesen, kishte një GoPro të lidhur rreth kokës në momentin që rrëshqiti dhe u rrëzua nga një ujëvarë. Ndërkohë, kamera që kishte në kokë e ka filmuar të gjithë rënien. Pamjet e frikshme janë publikuar në rrjet.

Për fat të mirë, Heather arriti të mbijetonte, edhe pse pësoi dëmtime të rëndë nga mushkri dhe theu 10 brinjë e dëmtoi shpatullën. Ndërkohë që rrëzohej, kamera që kishte në kokë filmonte dhe ajo dëgjohej duke ulëritur. Më pas 26-vjeçarja përplaset në ujë.

Pasi del nga uji ajo ndodhet në gjendje aspak të mirë ndërsa shfaqet edhe një miku i saj, i cili i jep edhe ndihmë.

Si duket, incidenti, që për pak sa nuk rezultoi fatal, ka ndodhur në vitin 2016, por videoja është publikuar vetëm së fundmi.

Duke folur pas incidentit, Heather u shpreh:

Më vonë mora vesh se kishte dhe të tjerë që ishin rrëzuar përpara saj tek i njëjti vend dhe nuk kanë mbijetuar. Unë e di që ishte Zoti ai që më shpëtoi atë ditë.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME