Nuk e dinte fare që ishte shtatzënë, 37-vjeçarja e habitur lind vajzën në tualet

Një grua 37-vjeçare ka sjellë në jetë një fëmijë edhe pse nuk e dinte fare që ishte shtatzënë.

 

Mjekët i kishin thënë Carlo Collazo-s se shanset që të mbeste shtatzënë ishin të vogla pasi vuan nga sindromi i vezores policistike. Por gjithçka ndryshoi kur ajo solli në jetë fëmijën e saj në tualet.

 

Carlo tha për mediat se kishte bërë teste të shumta shtatzënie, tre javë përpasa se të lindte, dhe të gjithë i kishin dalë negativë.

 

Të gjitha simptomat që ajo kishte pasur, si ënjtja e kyçeve, i kishte marrë për normale ngaqë rri shumë kohë në këmbë, në punë.

 

Nëna e re nuk kishte vënë re as ndryshime në peshë.

Pasi lindi vajzën ajo mori vesh se ishte ndër të paktat gra të cilat kalojnë ‘shtatzëni të fshehtë’ Ky rast ndodh kur nënat që janë në pritje nuk tregojnë asnjë nga shenjat e zakonshme të shtatzënisë deri në momentin që fëmija lind.

 

Fëmija erdhi në jetë në tualetin e shtëpisë ndërsa Collazo-n e habitur e ndihmoi kunata e saj.

 

Ditën e lindjes, 37-vjeçarja ishte gati të shkonte në spital pasi kishte dhimbje të forta në stomak dhe shpinë. Kunata i tha që të bënte një dush se mos i lehtësohej ndopak dhimbja.

 

Më pas ajo e dëgjoi duke bërtitur dhe kur shkoi pa një foshnjë që kishte rënë në tualet. Më pas ato e morën vajzën dhe e mbështollën me një batanije.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME