I riu martohet me kushërirën 81-vjeçare për t’i shpëtuar ushtrisë

Zyrtarët në Ukrainë janë duke hetuar një denoncim sipas të cilit një 24-vjeçar është martuar me një kushërirën e tij 81-vjeçare për interes. Si duket i riu e ka bërë këtë veprim në mënyrë që të mos shkonte në ushtri.

Alexander Kondratyuk u shpreh se kishte filluar të kishte një lidhje të fortë me kushërirën e tij, e cila është 57-vite më e madhe se ai.

I riu e mohoi gjithashtu që të jetë martuar me të moshuarën për t’i shpëtuar ushtrisë.

Rekrutimi i të rinjve për t’iu bashkuar ushtrisë është i detyruar në Ukrainë, por ka përjashtime për persona që kanë familjarë me probleme shëndetësore.

Në këtë rast e moshuara që është martuar me 24-vjeçarin është me nevoja të veçanta dhe ka nevojë për kujdes shëndetësor. Dasma u mbajt në një fshat të vogël afër qytetit të Vinnitsa-s në Ukrainë.

E moshuara u pyet nga gazetarët, por ajo vazhdonte të këmbëngulte se i shoqi i saj është shumë i mirë dhe kujdeset shumë për të.

Për momentin, Alexander ia ka arritur qëllimit pasi me paraqitjen e dokumenteve të martesës si dhe certifikatat që vërtetojnë që zonja është invalide, ai shpëton automatikisht nga ushtria.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME