Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot paradite qytetin e Fierit.

Një 50-vjeçare ka qenë duke larë xhamat e shtëpisë së saj dhe në një moment krejt papritur ka humbur ekuilibrin, çka ka bërë që t'i rrëshqasë këmba dhe të bjerë nga kati i dytë i pallatit ku banonte.

Roza Deliu, gruaja e identifikuar me këtë emër mësohet se nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja me tokën dhe ka ndërruar jetë në vend.

NJOFTIMI PARAPRAK:

Sot rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit shtetasja R.D, 50 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Është ky njoftimi paraprak dhe zyrtar i policisë.