Familja Gjebrea paska një ritual, direkt pasi përfundon spektakli “E diela shqiptare”. Moderatori i mirënjohur, Ardi Gjebrea ka ndarë një pozë në momente relaksi me vajzën e tij Ana, teksa argëtohen dhe kalojnë kohë bashkë, pas një dite të lodhur.

Nuk ka munguar as dedikimi për bashkëshorten e tij, Anila Gjebrea, të cilën moderatori e krahason me një ëngjëll.

“Pas spektaklit @edielashqiptare gjithmonë ka një moment relaxi me @annagjebreaofficial dhe gjithmonë aty ndodhet engjëlli @anilagjebrea që këtë herë nuk i shpëtoi celularit të @aldonlipe”- shkruan Ardit Gjebrea përkrah fotos relaksuese me vajzën dhe bashkëshorten.