Klubi i Kastriotit ka dhënë një lajm tragjik mbrëmjen e sotme, ku një ish-futbollist i ekipit të moshave ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për 20-vjeçarin, Erjon Ruçi, i cili u nda nga je.ta gjatë një feste, pasi pësoi një sulm në zemër, së cilës nuk mundi dot t’i mbijetonte.
Klubi krutan i ka shprehur ngushëllime familjarëve të Ruçit për këtë humbje të madhe e të parakohshme.
20-vjeçari vendosi që këtë sezon të largohej nga futbolli dhe të ndiqte tjetër rrugë.
Njoftimi i plotë:
Sot humbëm Erjonin, një i ri që dha kontribut të madh tek moshat e Kastriotit, për vite me radhë. Sezonin aktual, Erjoni, vendosi që të ndiqte tjetër rrugë, dhe jo futbollin, e kjo për arsye personale. Mbrëmë në një rast gëzimi, Erjoni mori një goditje në zemër, që për fatin e tij të keq nuk mundi që t’i mbj.etojë. Klubi i “Kastriotit” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ruci, dhe të afërmve për këtë humbje të parakoshme. Prehu në paqe Erjon!