Shoferi i një kamioni filloi të shqetësohej kur po dëgjonte një zhurmë të çuditshme nga motori i mjetiti të tij. Pasi u bind se diçka nuk shkonte mirë, ai vendosi që të hapte krahun në anë të rrugës dhe të shikonte çfarë po ndodhte në të vërtetë.
Kur hapi kofanon e makinës shoferi vuri duart në kokë. Të mbështjellë rreth motorit ai pa pitonin mbi katër metra e gjysëm. I frikësuar shoferi menjëherë kërkoi ndihmë nga mekaniku i tij, Wynand Bloem, 31-vjeç, i cili më aftësitë e tij dhe pa hezituar fare e nxorri pitonin dhe e shtriu atë në asfalt.
Kjo ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Afrikën e Jugut, ndërsa mekaniku vendosi që t’a dërgojë pitonin në xhungël pitonin, i cili iu desh jo më pak se 4 orë për ta nxjerrë nga kamioni.
Videoja e kësaj ngjarje është bërë shumë virale dhe ka marrë milion klikime.