Festimi ushtarak ndaj Shqipërisë, UEFA nis hetimet për Turqinë: Mesazh provokues

Turqia arriti që të fitonte me një gol në minutat shtes kundër Shqipërisë, por festimi pas golit duket se mund t’i kushtojë shumë turqve. Kjo pasi festimi i sulmuesit Tosun me shokët ishte një dorë e vendosur në kokë në stilin ushtarak.

 

Duket se festimi ishte në mbështetje të aksionit ushtarak të Turqisë kundër Sirisë, por në futboll këto gjëra janë të ndaluara. Për këtë ka folur edhe kreu i zyrës së shtypit në Uefa, Filip Tounsend, i cili është shprehur se një veprim i tillë ndalohet nga rregullorja.

 

“Personalisht nuk e kam parë atë gjest, i cili sidoqoftë mund të duket si një provokim. A e ndalon rregullorja këtë për referencat politike dhe fetare? Sigurisht që po, mund t’iu garantoj se do ta shqyrtojmë këtë situatë. Do të filloj ta kontrolloj.”, u shpreh Tounsend.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME