Ditën e shtunë, u krye dhe varrimi i veteranit të Forcave të Mbrojtjes në Iralndë, Shay Bradley.
Por për të tërë njerëzit e shumtë, që ishin të ftuar në funeralin e veteranit, jo çdo gjë shkoi ashtu siç e prisnin.
Ndërsa shikonin arkivolin duke u varrosur, ata filluan të dëgjonin një zë i cili mesa duket vinte nga brenda tij.
Ku dreqin jam? Ku më keni futur? Ku ndodhem? Këtu është shumë errësirë, a është prifti aty? Më lini të dal! Më lini të iki!
Të ftuarit më pas kuptuan që ishte zëri i veteranit, i cili vd iq në 8 tetor pas një sëmundje të rëndë e cila e kishe zënë prej shumë kohësh.
Veterani mesa duket kishte bërë një regjistrim paraprak, dhe të tërë të ftuarit shpërthyen në të qeshura. Ideja e tij për regjistrimin, ishte që askush mos të qante në varrimin e tij, përkundrazi të qeshnin e ta kujtonin ate gjithmonë me lumturi dhe gëzim.