Ditën e djeshme policia e Tiranës bëri me dije se shoqëroi në komisariat gazetarin Sadik Sejdinaj, për të cilin gazetarja me inicialet A.T., kishte bërë kallëzim se e bezdiste dhe e kanoste përmes mesazheve. Vetë i riu Sejdinaj reagoi përmes një statusi në Facebook për të sqaruar këtë situatë.

Ai nuk dha detaje në lidhje me marrëdhënien e tij me kolegen, por sqaroi vetëm se nuk ishe arrestuar. Gjithashtu Sejdinaj u shpreh mjaft i indinjuar në lidhje me lajmin që ka qarkulluar në media.

Por si të mos mjaftonte kjo, pak më parë BalkanWeb ka publikuar pjesë nga biseda, ose më saktë monologu që Sejdinaj ka bërë me një tjetër gazetare që kërkon të mbetet anonim. Ajo ka denoncuar gjithashtu mesazhe të pafundta që i riu ia dërgonte përmes rrjeteve sociale dhe në Instagram. Ai i ka shkruar në mënyrë të pandërprerë, edhe pse nuk ka marrë përgjigje prej saj.

Ndër të tjera Sejdinaj i shpreh dashurinë gazetares në fjalë, teksa i thotë se e do dhe se pasi ajo të vdesë nuk do të ketë as sy, as gjuhë e as vesh. Sipas gazetarit, kolegia e tij do të endet në Ferr.

Burime zyrtare nga policia thanë sot se gazetari Sadik Sejdinaj, akuzohet se në mënyrë të përsëritur kanoste me mesazhe në telefon vajzën me inicialet A.T. E reja e gjendur në këto kushte ka denoncuar 26-vjeçarin në polici, ku ka deklaruar se i riu e përndiqte.