U pëlqen të shëtisin lule më lule, 2 shenjat e horoskopit as që e kanë në mend të rregullohen ndonjëherë

Keni më shumë se 10 vite bashkë dhe ai, ajo nuk po vendos akoma se ç’të bëjë me lidhjen tuaj? Keni dy mundësi përpara jush : 1. ta çoni në djall (gjë që ne në Living nuk është se ua këshillojmë) ose 2. të zhbiriloni kokë e këmbë çdo gjë për të, përfshirë këtu edhe shenjën e tij,saj të horoskopit, për të kuptuar se çfarë ka që s’shkon me të.

Marrëdhëniet personale nuk janë kurrë të lehta, e për fat të keq nuk ka rregulla e as formula të gatshme që mund të sigurojnë mbarëvajtjen e një lidhjeje. Megjithatë nëse partneri, partnerja juaj i përket dy shenjave të mëposhtme vështirë se mund të keni një të ardhme të sigurt me ta, pasi nuk e dinë as vetë se ç’duan nga një histori dashurie dhe i tremben një të ardhmeje të përbashkët.

SHIGJETARI: Shigjetari e do lirinë, beson se në botë ka aq shumë vende të paeksploruara dhe njerëz të rinj për t’u takuar, kështu që detyrimet mund ta trembin. Ajo i përmbahet filozofisë “Ne jetojmë vetëm një herë” dhe përpiqemi të përjetojmë të gjitha kënaqësitë që ofron bota.

BRICJAPI: Bricjapët janë tërësisht të pavarur dhe ndjejnë nevojën e fortë për të zgjidhur problemet e tyre, pa ndihmën e dikujt. Për një Bricjap nuk është shumë e vështirë që të qëndrojë në një marrëdhënie të gjatë, është shumë e vështirë për atë që të mbetet përjetësisht i lidhur ndaj partnerit të tij. Ai ka shumë durim, sidomos kur bëhet fjalë për atë që dëshiron, por jo kur bëhet fjalë për një lidhje serioze.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME