Dashi
Për të gjithë ju të shenjës së dashit kjo do të jetë një javë shumë e mirë për dashurinë. Pritet që të ketë më pak grindje dhe më shumë reflektim dhe padyshim në këtë mënyrë do t’a shijoni edhe më shumë marrëdhënien tuaj. Jvë e mbarë pritet të jetë edhe për beqarët. Fundjavën do t’ia dedikoni sportit, por edhe blerjeve dhe argëtimit. Këtë javë jeta profesionale paraqitet e qetë, por bëni kujdes nga kolegët.
Demi
Java paraqitet e tensionuar për ju të shenjës së demit dhe kjo do të vihet re më shumë të hënën dhe të mërkurën. Nëse keni kohë në një lidhje më në fund do të mund t’a zyrtarizoni atë. Gjatë fundjavës ju presin disa surpriza të këndshme. Jeta profesionale nuk paraqitet ndër më të mirat këtë javë dhe më shumë vështirësi duket se paraqiten për personat që merren me komunikimin.
Binjakët
Beqarët e shenjës së binjakëve më në fund do të gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ndërkohë ata që janë në një lidhje do të përjetojnë çaste shumë të lumtura me partnerin. Fundjava mund të jetë shumë e ngarkuar dhe do të dedikohet miqve ose partnerit. Fillimi I kësaj jave do të jetë i mbudhur me punë për ju, por në fund do të arrini të relaksoheni. Prisni ndryshime në jetën tuaj sa i përket punës.
Gaforrja
Kjo javë pritet të jetë mjaft e bukur për ju dhe partnerin. Personat që kanë patur probleme në çift më në fund do të kenë një periudhë qetësie. Kush ka pasur probleme në çift, dhe ka arritur t’i tejkalojë ato, më në fund mund të jetë më paqësor. Edhe për beqarët pritet një javë e mbarë dhe plot surpriza. Një javë pozitive do të jetë edhe në aspektin profesional, marrëdhëniet me kolegët priten të përmirësohen
Luani
Kjo javë paraqitet e mirë sa i përket sferës sentimentale, përveç disa problemeve në fillim të saj. Beqarët do të realizojnë disa takime, por nuk do të kenë interes. Gjatë kësaj jave do të keni disa probleme ekonomike, të cilat do t’i anashkaloni pasi do të punoni më shumë se herët e tjera.
Virgjëresha
Beqarët do të ketë mundësi të realizojnë shumë takime gjatë kësaj jave. Bëni kujdes në çift pasi mund të keni përplasje në çift. Fundjava pritet të jetë mjaft e mirë për ju për të qëndruar me miqtë dhe njerëzit që doni. Këtë javë do të jepni maksimumin tuaj në punë dhe diçka e tillë do të lexohet pozitivisht nga eprorët tuaj.
Peshorja
Më në fund këtë javë do të mund të zgjidhni problemet që keni patur në lidhje. Bëni kujdes pasi jo çdo gjë ka kaluar. Në punë do ju hapen rrugë të reja të cilat nuk I kishit menduar më parë. Sa I përket fundjavës do të ishte më mirë të qetësoheshit.
Akrepi
Këtë javë do të keni mundësi të përjetoni emocione të forta me partnerin dhe e gjithë java do të jetë shumë e mbarë për ju. Beqarët do kenë takime interesante dhe dikush mund të jetë vendimtar për të jetuar një marrëdhënie serioze dhe të qëndrueshme. Këtë javë do të duhet të tregoheni të kujdesshëm në menaxhimin e situatave të punës. Do të keni energjinë e duhur për të qenë në gjendje të zgjidhni të gjitha problemet që ju rrethojnë.
Shigjetari
Këtë javë do të keni mundësinë të përjetoni emocione të forta. Kushdo që ka një lidhje do të jetë në gjendje të bëjë disa plane lidhur me shtëpinë ose dasmën. Edhe për zemrat e vetmuara, dashuritë do të jenë në plan të parë. Nëse keni çështje ligjore në vazhdim, këtë javë do të duhet të përpiqeni ta adresoni atë dhe t’i zgjidhni sa më shpejt të jetë e mundur. Puna do të jetë mjaft mirë për ju këtë javë.
Bricjapi
Këtë javë do të bëni zgjedhje të cilat nuk I prisnit në dashuri. Ata që janë vetëm do të takojnë njerëz të këndshëm. Disa do të kuptojnë se janë të dashuruar me një person deri në atë pikë sa do të bëjnë plane martese ose bashkëjetese. Në fushën profesionale do të jetë një kohë shumë e dobishme për të planifikuar të ardhmen.
Ujori
Këtë javë do të keni mundësi të verifikoni diçka që ju shqetëson. Keni kohë që dyshoni për partnerin tuaj, gjë që nuk ju bën të ndjeheni rehat, por mos flisni nëse nuk jeni i sigurt. Këtë javë bëni të keni kujdes me shpenzimet e tepërta, pasi nuk është një moment i mirë.
Peshqit
Gjatë javës do të keni shumë lajme në fushën sentimentale, si për çiftet ashtu edhe për beqarët. Mund të keni takime dhe do të merrni vendime që do të ndryshojnë në mënyrë dramatike situatat, kujdes disa raporte mund të përfundojnë. Puna në disa sektorë do të jetë më e mirë se në të tjerë dhe energjia e madhe do t’ju shoqërojë në këto ditë.