Një zjarrfikës në qytetin Qingheyi në Kinë, ka shpëtuar një fëmijë 3-vjeçar, i cili kishte rënë në një gropë të thellë. Fillimisht kanë qenë banorët ata që kanë dëgjuar zhurmën e fëmijës dhe kanë lajmëruar më pas zjarrfikësen.
Edhe pse nuk ishin të sigurt nëse brenda gropës ishte një qenie njerëzore apo diçka tjetër, forcat që ndërhynë ndërmorën çdo rrezik për të nxjerrë në dritë atë që ndodhej në errësirë. Shikoni aktin për shpëtimin e të voglit në videon me poshte.