VAJZAT SI “SHOTA”

Nga Klodiana Serraj

Të gjithë e njohim Shotën, një heroine me veshje mashkullore që luftoi për shumë vite për çlirim dhe bashkim të trojeve Shqiptare, e që gjithsesi mbetej femer, nëse kthemi pas në kohe kemi edhe mbretëreshen Teutë ku perandoria Ilire në sundimin e saj ishtë më e fortë.

 

Ato janë simbol të heroinave por edhe Shotat e Teutat e ditëve të sotme nuk ndryshon shumë nga ato, por ne e kemi zbehur pak rëndësine dhe vlerat që ato kanë dhe statistikat për keqtrajtimin e femrave ne Shqipëri janë të friksme kur me të vërtëte ato janë vendimmarrësët më te rëndësishme në familje ku është edhe ajka e zemra e shoqërise, një femer mund ti bëjë te gjitha, mund të punojë, të kujdeset për femijet dhe për shtëpinë, dhe ky nuk është një artikull feminist por thjesht për të ndërgjegjsuar femren për forcën që ka sepse siç duket ajo është e kënaqur me pozicionin që ka ne shoqëri, ku te gjithe e dime se për të njëjtin pozicion pune femrat paguhen më pak.

 

E ndersa ne flasim akoma për të drejta ne ditët e fundit ne takim e G7, 7 shtetet me te fuqishme diskutuan qe ne Japoni të vishen apo të mos vishen taka në punë sepse ishtë një forme detyrimi edhe ky peticion u firmos nga me shume se 19 000 persona në web (edhe psë per herë te parë këpucët me taka janë veshur nga meshkujt diku ne vitet 1600), ne jemi shumë larg akoma por kemi bërë hapa të mirë në postet drejtuese ku vitet e fundit shikojmë më shume femra në poste drejtuese dhe administrative.

 

Rëndësinë që ka femra në shoqëri na ka treguar edhe historia ku meshkujt më të sukseshme në botë dhe ndër vite e kanë sepse kanë pasur një krah të forte mbështëtes një femer, përmendim këtu ish presidentin një nga më të sukseshmit Barack Obama i cili e ka përmendur shpesh së gjithe forca dhe mbështetja ka ardhur nga bashkeshortja e tij, Bill Gates një nga njerezit më të pasur në bote e pohon se forca më e madhe vjen nga Melinda bashkeshortja e tij, por edhe veprat me të medha të artit nga Shekspiri nga Einstein e pohojne se suksesin më të madh e kane si rezultat i pranise së bashkeshortes së tyre, por edhe Napoleoni Bonaparti

 

ky sundimtar i madhe në letrat e fundit që ka shkruar nga burgu shprehet se rrenimi erdhi pikerisht pas divorcit qe pati me bashkeshorten e tij. Në Shqipëri nuk di akoma të këtë pranuar dikush përvec Mbretit Agron, bashkeshortit te Teutes dhe Azem Galices bashkeshortit të Shotes se forca dhe fuqia e bashkeshortes është sukses, ndoshta është akoma shumë krenari por besoj e dinë ne nënvetdijen e tyre, prandaj ka dale edhe proverb se pas çdo mashkulli të suksesshem është një femër.

 

Kjo tërheqje vëmendje vjen duke patur si pike synimi edhe misioni i ri i shoqates sepse edhe aty një pjese e mire drejtues e stafit është femra por le te jëtë edhe nje thirrje per vajzat e Dukagjinit të ngrihen si shota për diçka që e pelqejne, për të realizuar ëndrrat e tyre të besojne fort në to edhe të punojnë për ti realizuar, të jenë të zonjat e vetes duka ruajtur gjithmone vlerat që na karakterizojnë te jemi edhe ne si vajzat europiane,

 

të marrim me shumë pjese ne vepritarite qe zhvillon shoqata por edhe në qytet, të jene me aktive në shprehjen e mendimeve, të jenë më active në procesin e vendimarrjes të interesave të përbashkëta sepse e dime se kemi bekimin më të madh që ka një qënie njerzore japim jetë.

Le të jetë gjithashtu edhe një tërheqje vemendje për të gjithë prindërit e anevë tona ne veçanti por për të gjithë ne përgjithësi, shkolloni vajzat, të jenë të zonjat e vetes neser, sepse kur dine qarte dhe sakte çfarë duam, jemi nje shoqëri eurpiane e zhvilluar, një shoqëri më e bashkuar me vlea të shtuara për të gjithë brezat që do vinë.

Shkruar nga Klodiana Serraj

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME