Vendi që paguan 10,000 $ për të shtuar numrin e lindjeve

Për të zgjidhur problemin e një popullate në rënie, një komunë e vogël finlandeze ndërmori një hap të madh: filloi të paguante popullatën në mënyrë që të shtohej numri i lindjeve.

 

Në vitin 2012, Lestijärvi e kuptoi se kishte një problem lidhur me fëmijët, numri i lindjeve të të cilëve kishte ardhur në rënie. Fshati i vogël, në Finlandë kishte parë vetëm një fëmijë të lindur vitin e kaluar, dhe kuptoi se popullsia e tij ishte e kërcënuar nga rënia e saj dhe pothuajse mungonte- niveli i lindjes.

 

Banorët e fshatit monitoronin çdo vit numrin e lindjeve ndaj edhe kur vunë re se në një vit lindi vetëm një fëmijë, ndezën alarmin.

 

Si komuna e dytë më e vogël në territorin e Finlandës, Lestijärvi vendosi të zbatojë një masë radikale për të rritur popullsinë e saj: dhe filloi të paguajë familjet për të sjellë në jetë fëmijë dhe për të rritur popullsinë. Pagesa ishte në 10,000 dollarë për çdo fëmijë që vinte në jetë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME