27 vjecarja, mamaja e binjakëve habitet kur shkon të bëjë ekon për shtatëzaninë e re. Rast i saj ndodh 1 në 10 milion

Njihuni me Casey Saunders, në krye të fotos. 27-vjeçarja rezidente ne Kolorado sapo bëri diçka pothuajse të pamundur – ajo lindi grupin e dytë të binjakëve identikë!

 

Po, ajo ka dy djem binjakë dhe tani, një dyshe vajzash binjake,Maya dhe Laya.Eshtë shumë e rrallë për një nënë që të lindë dy grupe të binjakëve identikë ,në të vërtetë shanset që kjo te ndodhe janë rreth 1 në 70.000 – por dy grupet e binjakeve nuk janë ato që bëjnë historinë e kësaj nene, po është fakti që vajzat e saj i kanë mbijetuar shtatëzënisë.

 

Sipas një interviste me Daily Mail, kur Saunders hyri për ultratingujt e saj të parë, ajo mësoi se vajzat binjake po zhvilloheshin brenda të njëjtës placente.

 

Kjo gjendje e rrallë quhet ‘monoamnitoc monochorionic ‘ dhe ndodh në më pak se një për qind të shtatzënive me binjake. Por, pavarësisht komplikimeve, vajzat binjake erdhën në këtë botë të shëndetshme dhe të lumtura dhjetorin e kaluar.

 

Nëna madje thotë se të vegjlit e saj janë duke “tejkaluar të gjitha pritshmerite”. A nuk është kjo e mrekullueshme ?!

 

Djemtë e Saunders,10-vjeç, nga një marrëdhënie e mëparshme, Hayden dhe Cameron janë te nderuar të kenë një tjetër grup binjakesh në familje.

 

“Djemtë absolutisht i adhurojnë ato,” thote mamaja. “Ata ende nuk mund ti ndryshojnë pelenat, por ata pelqejne t’i mbajnë dhe t’i ushqejnë ato.

 

Është kaq bukur ti shohesh. Saunders dhe partneri i saj Eugene po mesohen me jeten me binjakë – edhe pse kjo sigurisht nuk është hera e parë për nënën. Është kaq e mrekullueshme të dëgjosh se kjo familje me fat po ia del kaq mirë.

 

Do të donim të dëgjonim mendimet tuaja mbi këtë familje. A njihni ndonje që ka dy grupe binjakësh identikë? A keni përjetuar një shtatezani MoMo? Nëse po, a do të dëshironit të ndani historinë tuaj?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME