Aktorja Rudina Dembacaj ka publikuar një foto të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin “Mëngjese lufte”.

Nuk dihet se për çfarë e ka patur fjalën aktorja, por ajo që të bën përshtypje kanë komentet e fansave, të cilët disa e kanë mirëpritur komentin e saj, të tjerë e kanë ‘gjykuar’ për shprehjen e gjetur.

Por komenti që pikas mbi të tjerët është: Ku e ke Xhimin? Je bërë gati për fushatën e PS më duket?”.

Aktorja prej kohësh përflitet për një ndarje nga bashkëshorti i saj Aleksi me të cilin ka edhe një vajzë.

Komenti i mësipërm mesa duket ‘zbuloi’ dhe emrin që mund t’i ketë rrëmbyer zemrën Rudina Dembacajt dhe që mund të ketë lidhje me partinë në pushtet.