Jemi mësuar që të shohim fëmijë ministrash dhe politikanësh që publikojnë foto duke bërë jetë luksoze, por një rast krejt ndryshe është ai i djalit të ish-ministrit të Infrastrukturës në Kosovë, Lutfi Zharku.
Ka qenë ish-ministri që ka uruar djalin e tij për ditëlindje përmes një fotoje të publikuar në Facebook.
Në postimin e tij, ai shkruan se djali i tij po përfundon fakultetin, ndërsa punon si punëtor ndërtimi.
“Ariani im sot i mbush 24 vjet. Ka kryer Fakultetin Ekonomik si student i shkëlqyeshëm, por prodhon beton. Po e përjeton si çdo i ri se sa vështire fitohet rroga.
Po e ndërton personalitetin e një te riu punëtor dhe te ndershëm qe te jetoje prej punës se vet. Edhe sot nuk ka pushim. Çdo dite e me shume po behet burrë. Uroj te jetoje 100 vjet me shëndet, i lumtur dhe me nder”, shkruan ai.