Wow, Një pranë Tokës mëngjesin e kësaj të marte. Ja çfarë thonë astrofizikantët

Shkencëtarët paralajmëruan se një asteroid pritej të kalonte shumë pranë Tokës në orët e para të mëngjesit të ditës së martë. Masa e pasur me hekur dhe elementë të tjerë priej të kalonte në një distancë 190 mijë kilometra nga planeti ynë, ose thënë më mirë sa gjysma e hapësirës mes Tokës dhe Hënës.

 

“Një distancë që megjithatë është absolutisht e sigurt”, zbulon astrofizikanti Gianluca Masi, përcjell A2 CNN.

 

Një vizitë si kjo vjen pas kalimit të dy asteroidëve 2019 UN8 e 2019 UO8, që kaluan në orbitën e brendshme të Hënës dhe u zbuluan vetëm kur ishin në largim. Asteroidi u zbulua vetëm dy ditë më parë.

 

Diametri i tij pritet të jetë nga 4.3-9.5 metra, që sipas astrofizikantit Masi, është shumë i vogël në krahasim me atë që shpërtheu në qiellin e Celjabinsk shkurtin e vitit 2013.

 

Pamje të këtij objekti qiellor mund të kapen vetëm duke përdorur një teleskop me diametër të madh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME