Shkoi në parukeri por nuk u kthye më, zhduket 18-vjeçarja shqiptare

Një 18-vjeçare është larguar nga shtëpia duke humbur kontaktet me familjen që prej mesditës së dielës në rajonin e Kretës në Greqi.

 

Sipas mediave fqinje vajza shqipatare e bërë nënë në moshë të re, u largua nga shtëpia e saj pasditen e së dielës, duke u thënë të afërmve të saj se ajo do të shkonte në parukeri dhe do të kthehej shpejt. Mirëpo që prej asaj dite 18-vjeçarja nuk u kthye më.

 

Kanë qenë të afërmit e 18 vjeçares, të cilët kanë bërë denoncim në Drejtorinë e Policisë Pyrgos, e cila po heton rastin në fjalë.

 

Ende nuk është bërë e ditur ndonjë pistë e cila po hetohet pë largimin e të resë shqiptare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME