Wolves është shumë pranë kualifikimit në fazën tjetër të Europa Leagues, pasi një fitore të siguruar në minutat e fundit të ndeshjes kundër Slovan Bratislavas.
Goli i shënuar me kokë nga Raul Jimenez në minutën e 92-të të ndeshjes ia siguroi Wolvesit fitoren me rezultat 1-0, dhe në këtë mënyrë renditen në vendin e dytë me 9 pikë.
Por gjatë minutave të fundit të ndeshjes ndodhi një incident që tërhoqi vëmendjen e mediave.
Jimenez tentoi të shënojë gol në mënyrë “akrobatike” brenda zonës së 16-metrave, por në moment gaboi duke goditur në kokë mbrojtësin, Kenan Bajric.
Mbrojtësi ra pa ndjenja në fushën e lojës,lojtaret i erdhen në ndihmë menjëherë shokut të skuadrës duke e vendosur në një pozicion të favorshëm.