Një 23-vjeçare nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë derisa shkoi në tualet se nuk ndihej mirë dhe solli në jetë një vajzë të shëndetshme në dyshemenë e banjës. Erin Langmaid u bë nënë dy javë më parë, kur papritur mirëpriti në jetës vajzën Isla. Gjatë gjithë kohës ajo nuk kishte pasur asnjë shenjë të shtatzënisë.
Modelja punonte me kohë të plotë dhe kishte marrë kontraceptivë deri në lindjen e foshnjës. Ajo nuk kishte asnjë shenjë të shtatzënisë, të vjella apo rritje të barkut, deri në momentin që u ndje keq, ditën kur lindi Isla.
Langmaid shkoi në banjë dhe dhjetë minuta më vonë po mbante vajzën në krah. Foshnja lindi e shëndetshme dhe peshonte 3.6 kilogramë.
Ajo u shpreh:
Ishte tron ditja më e madhe e jetës sime”.
Partneri i saj Dan Carty dëgjoi të bërti turat në banjë dhe u sh okua nga ajo që gjeti brenda.
Djali tha:
Dëgjova një ul ërimë të madhe dhe vrapova atje. Hapa derën sepse isha i shqetësuar për të dhe pastaj pashë vogëlushen”.
Isla lindi 37 javëshe dhe Langmaid kishte një shtatzëni të fshehtë, që do të thotë se nëna nuk e zbulon deri shumë vonë.