Gjyshet tona kane qene dhe jane fantastike, per cdo pro/blem ato kane pasur 1 recete, ja disa prej tyre

Barnishte, çajra, bimë të ndryshme dhe receta jo të përditshme janë pasuri e barnatores popullore që na ndihmon tek shumë sëm.un.dje, kurse aftësia shëruese e tyre shpesh këndshëm na befason.

Për shumë sëm.un.dje, mençuria popullore ka një fshehtësi dhe këshillë të veten. Shumë njerëz kur sëm.ur.en para se të shkojnë te mjeku tentojnë të shërohen në rrugë alternative, me receta të gjyshes dhe këshillave të vjetra popullore. Edhe pse medicina zyrtare është e dyshimtë në këtë lloj mjekimi, gjithkush së paku njëherë në jetë provon ndonjë recetë popullore.

Në raste të djegies

Gjyshja do të ju thotë se dje.gia do të zbutet nëse menjëherë vendin e dje.gur e lyeni me sipërfaqen e patates së prerë. Duke shijuar gjellën, shpesh ndodhë që të dje. gni gjuhën. Nëse ju ndodhë në t’ardhmen, mjafton që të pini pak uthull dhe dhim.bja e pakëndëshme do të ike.

Kur keni dhimbje veshi

Gjithkush që ndonjëherë ka patur dhim.bje veshi e din se kjo është një nga dhim.bjet më të shëm.tuara dhe më të mundimshme. Medicina popullore thotë se për veshin është mirë të shtrydhen disa pika “luleveshi” në vesh, dhe pastaj të futet copë pambuku.

Kundër kokëdhembjes

Për dhi.mbje koke medicina popullore rekomandon në dukje një recetë të pakëndshme. Gjegjësisht, këshilla është që në gjysmë filxhani me kafe të zezë të fortë të shtrydhet mjaft limon të freskët dhe të pihet lëngu.

Kundër ftohjes

Çaji i qepëve është njëri nga aleatët më të popullarizuar në shërimin e shenjave të ftohjes. Këshillohet që qepa të pastrohet dhe pritet në katër pjesë dhe lihet të zihet, kur uji vlon, qepa të zihet edhe dhjetë minuta. Pasi të ftohet pak i shtohet mjalti dhe limoni, dhe çaji i tillë të pihet.

Si të forconi imunitetin?

Për rritjen e imunitetit rekomandohet receta me mjaltë dhe limon. Duhet të pastrohen nga farat gjysmë kilogrami limon, por jo edhe lëvozhga, dhe me ndihmën e prerëses (mullirit) elektrike bluhen. Qullin e tillë e përziejmë me gjysmë kilogrami mjaltë dhe përzierjen e hudhim në enë qelqi. Çdo mëngjes merrni nga një lugë gjelle nga kjo përzierje.

Për sëmundjet nervore

Medicina popullore për sëm.un.dje nervore rekomandon rrënjët dhe lulet e aguliçes , boçë qiparisi, kaça e verdhë – në sasi të njejta. Të gjitha të përzihen mirë dhe një lugë nga kjo përzierje të shtohet në 2dl ujë të vluar. Të lihet e mbuluar 10-15 minuta dhe pastaj të kullohet, t’i shtohet mjalti, pak lëng limoni dhe të pihet tri herë në ditë pas ushqimit.

Parandalimi i ftohjes

Për parandalimin e ftohjes dhe rritjen në përgjithsi të sistemit të imunitetit rekomandohet sa më shumë përdorimi i lakrës në ushqim. Medicina popullore thekson se lakra i tejkalon shumë bimë tjera shëruese.

Në muajt e dimrit më së shumti përdoret lakra turshi, dhe është dëshmuar se ajo rrit rrezistencën kundër shumë sëm.undjeve. Kur lakra merret në formë çaji apo supe, parandalon ftohjen, kollitjen dhe gripin, si dhe ndikon në mënyrë antiseptike në organet e frymëmarrjes. Për shkak të vetive të saj të theksuara shëruese, populli për lakrën thotë se është ”dollap barërash për të varfur”.

Kur keni ënjtje

Lakra përdoret për zvogëlimin e të enjturave. Nëse lëndoheni, e enjtura dhe mavijosjet mund t’i largoni me ndihmën e ila.çit të vjetër. Mjafton që dy fletë lakre ti mbështjellni në vendin e lënduar.

Kundër anemisë

Lakra është e pasur me kripëra minerale, vitaminë dhe klorofil ashtuqë i rekomandohet njerëzve anemik të cilët duhet ta konsumojnë të freskët apo të zier mbi avull. Është mirë që përgjatë ditës të pijnë nga dy gota lëng lakre të shtrydhur.

Kur keni ethe.

Një nga recetat e shumta për ethe rekomandon përdorim të përzierjes nga lëvozhga e mështeknës dhe lulja e shtogut nga dy lugë, barë ethesh , lule blini dhe gencianë nga një lugë. Lihet e mbuluar 10 minuta, pastaj kullohet, ëmbëlsohet, shtohet pak lëng limoni dhe çdo një-dy orë pihen nga disa gllënka.

Ilaç për qetësim

Balsam limoni, barë limoni apo në gjuhën popullore “mbretëresha e bimëve” përdoret si mjet për qetësim dhe çlodhje, kundër përzierjes dhe vjelljes te gratë shta. tzëna, e veçanërisht rekomandohet gjatë kri.zave nervore, lodhjes fizike apo intelektuale, migrenës, neuralgjive dhe marramendjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME