Presidenti i klubit të futbollit Skënderbeu, Ardjan Takaj dhe bashkëshortja e tij janë përfshirë në aksident mëngjesin e sotëm gjatë kohës që po udhëtonte nga Tirana drejt Durrësit.
Automjeti i është përplasur me 3 automjete të tjera, por për fatin e mirë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka asnjë të lënduar.
Ndërkohë, policia ka pastruar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.