Pasi vizitoi të gjitha ambientet e impiantit të ri, kryeministri Rama shkëmbeu disa batuta me lojtarët e Kombëtares. Ai i ftoi ata që të japin gjithçka në fushë pavarësisht rezultatit në fund të ndeshjes. Më pas kryeministri Rama gjuajti një 11-metërsh përballë Strakoshës, i cili përfundoi në rrjetë.
Rama tha:
“Në këtë fushë nuk ka rëndësi rezultati. Këtu duhet të mësohen njerëzit që kur vijnë duhet të jepni jetën, 90 minuta zjarr sidomos në minutat shtesë. Në shtesë është makthi”.