Kjo është gjyshja “me këllqe”

Ajo është gjyshe e tre nipërve e mbesave, por kjo nuk e ka ndaluar të realizojë ëndrrën e saj dhe të krijojë një trup të paparë. Gruaja është 48-vjeçe dhe quhe Robin Hillis.

 

Gjyshja jeton në Ontario të Kanadasë dhe ka treguar se gjithmonë e ka dashur sportin, që kur ka qenë e vogël. Madje, në vitin 1989, gjatë kohës që ishte në gjimnaz, u regjistrua për herë të parë në palestër. Menjëherë tregon se ra në dashuri me këtë lloj jete dhe me format trupore.

 

Përpara se të niste që të merrej me sport, Robin thotë se ishte shumë e turpshme, por bodybuilding i dha një këndvështrim të ri për jetën. Robin ka treguar se nuk e ka humbur kurrë formën e saj fizike, pavarësisht se ka lindur dy vajza, të cilat nga ana e tyre janë bërë edhe vetë me vajza.

 

Në vitin 1993, gruaja mori pjesë në kampionatin e parë në jetën e saj dhe doli në vend të dytë, gjë që i dha zemër dhe shumë kurajë.

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME