Dalin sms e prokurores, dërguar gjykatësve: Do t’ju shkund nga brekët

Nëse ti dhe Këshilli e keni liruar Katicën, ta dish se do tua shkund brekët të gjithëve në Këshill, me hetim financiar. Për shkak të gjykatësve si ju, kurrë nuk do të hyjmë në BE. Nëse nuk është Këshilli yt, kërkoj ndjesë. Por nëse është, do ta shihni”.

 

Kjo është përmbajtja e SMS që prokurorja maqedonase Vilma Ruskoska i ka dërguar gjykatësve të Apelit, të cilët liruan ish-prokuroren speciale Katica Janevën dhe dhanë urdhërin arr  est shtëpie.

 

Gjykatësi Safet Kadriu, pjesë e Këshillit që liroi Janevën nuk dha komente para kamerave.

Mesazhi i Ruskoskës e ngriti në këmbë Apelin e Shkupit, ndërkohë që gjykatësit dolën me qëndrimin se sjellja e prokurores është një kër cënim i drejtpërdrejtë.

 

“Sjellja e këtillë e prokurorit publik paraqet shfrytëzim të pozitës si prokurore publike dhe përmes paraqitjes publike të imponohet ekzistimi i elementit të korrupsionit gjatë veprimit të Këshillit penal dhe të ngitet dyshim i pabazë dhe paushall rreth plotfuqisë dhe ligjshmërisë së vendimit të Këshillit penal”-thonë nga Gjykata e Apelit.

 

Ndonëse Apeli e dë noi sjelljen e Vilma Ruskoskës, Prokuroria publike në SMS-në e shefes së Prokurorisë dallon vetëm reagim emocional.

 

Avokatja e Katica Janevës shprehet se vendimi i Apelit është i ligjshëm, ndërsa sjellja e prokurores Ruskoskës është skandaloze.

 

Një panel prej tre anëtarësh i Gjykatës së Apelit të Shkupit vendosi të martën pasdite që ish-prokurorja Speciale Katica të lirohet nga parabur gimi e të kalojë në arr est shtëpie.

 

Menjëherë pas këtij vendimi, ajo u mor, me kapuç mbi kokë dhe e pran gosur, duke u çuar në banesën e djalit të saj, Llazarit, në qendër të Shkupit.

 

Janeva, i cili nuk mund të shihej, u ndoq nga një numër gazetarësh teksa po transportohej me furgon, por pa iu përgjigjur asnjë pyetje.

 

Gjyqi për aferën”Racket”, ajo e cila e çoi pas hekurave gruan e frikshme të anti-korr upsionit në politikë, është caktuar të fillojë në 3 dhjetor

 

Ajo është nën ak uzë për tërheqjen e 1.55 milion eurove nga një prej më të pasurve të Maqedonisë, Jordan Kamçev nga nëntori i vitit të kaluar deri në prill, në këmbim të “lehtësimit të pozitës së tij” në çështjen e Prokurorisë Speciale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME