Askush nuk do ta marr në shtëpi këtë maçok, kanë frikë nga shikimi i tij

Një maçok në Britaninë e Madhe nuk do ta birësojë askush. Kjo është e rrallë në këtë vend, pasi pothuajse të gjitha macet që shkojnë në strehën për kafshët birësohen, pasi disa ditësh.

 

Zakonisht nuk kalojnë më shumë se 30 ditë, por maçoku me emrin Toby do të kalojë Krishlindjen e dytë në stehë. Atë askush nuk do ta birësojë.

 

Toby është 11-vjeç. Ka një arsye përse nuk e kanë birësuar Tobyn. Ata që e kanë parë thonë se nuk duan ta marrin në shtëpitë e tyre, pasi kanë frikë nga shikimi i tij.

 

Por ka pasur edhe raste kur Toby është fshehur kur kanë ardhur njerëz për ta parë.

 

Një nga punonjëset e strehëzës ku jeton Toby ka thënë:

 

Ka pasur shumë raste kur ai është fshehur kur kanë ardhur për ta parë.
Stafi i strehëzës RSPCA shpreson që Tobyn ta birësojnë sa më parë që edhe ai më në fund ta ketë një familje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME