Futbollistët ndryshe, historia e Julian Çelës dhe shpërthimi që i ndryshoi jetën

Mbyllni sytë e për një çast mendoni se, nuk mund të vraponi, pasi nuk mundeni. Doni me gjithë shpirt të ecni si gjithë të tjerët, e nuk mundeni! Në kohën kur ishim të vegjël, “Unë kapërceja pellgjet”,

 

ishte një nga librat më të lexuar, ku rrëfehet historia e një djaloshi me poliomielit, që humbet këmbët e tij. E ishte pikërisht kali i tij, ajo kafshë e cila i dhuron djaloshit jo veçse dashurinë pa kufij, por edhe “e bën” djaloshin, me këmbë. Pothuajse e ngjashme, me një dashuri të falur nga familja e bashkëshortet e tyre, e po ashtu Zoti, të gjithë ata djem që takuam me aftësi të kufizuara, kanë një përkujdesje.

 

Historia e tyre flet për kurajë e dhimbje, por edhe vështirësi e përballje me frikën e së nesërmes, të empatizmit njerëzor, por edhe të një vëmendje më të madhe, ndaj tyre.

Gjatë ndeshjes së futbollit në kompleksin e Ali Demit

Një e tillë është edhe ajo e djaloshit Julian Çela, i cili në 26 shkurt të vitit 2014, ndërsa ishte duke zbritur shkallet së bashku me shefin e tij, Armand Çeka, shpërthen papritmas një bombë e telekomanduar. Po ashtu Bilbili, i cili humbi njërën dorë në vitin e mbrapshtë 1997, apo Ilirian Kikija, nga një aksident hekurudhor dhe Klajdit. Kjo është historia e katër prej tyre, ashtu si edhe e shumë të tjerëve me aftësi të kufizuara si ata, që mbart me vete dëshirën për të jetuar, por edhe shumë sfida përpara.

Një prej tyre është edhe me shpresën e krijimit të një ekipi kombëtar me persona me aftësi të kufizuar (të amputuar), ndërsa Juli është jo veçse shpirti i këtij ekipi, por edhe ai që i jep kurajë dhe zemër kësaj ëndrre për të vrapuar në fushat e blerta. E një miqësore e tillë futbolli me ekipin kosovar, arritën ta zhvillonin më 26 tetor 2019, por Juliani dhe çunat e ekipit amator shqiptar, nuk heqin dorë lehtë, pasi ata tentojnë ta ngrenë në rangun e një ekipi kombëtar.

Bilbili, Iliriani dhe Juliani janë disa prej atyre personave që kanë nevojë që shteti t’i ndihmojë që të ndjekin ëndrrën e tyre, duke i pajisur me bluza sportive, me trajnime të vazhdueshme, për t’u kthyer më pas në një ekip kombëtar.

 

Një ekip kombëtar, ëndrra e të gjithëve ne!
I gjetëm të katërt, Julin, Ilirin, Bilbilin dhe Klajdin, të mbledhur në një nga fushat e sportit në kompleksin e Ali Demit, duke luajtur futboll. Të gjithë me proteza, për të cilat Juli thotë se, janë tejet të shtrenjta (nga një bisedë me të jashtë kamerës, ai thotë se dy protezat e tij për të dy këmbët kushtojnë rreth 30 mijë euro,

disa fish më shumë, se një “karrocë-burg” me rrota). Ata vijnë herë pas here aty, e madje i luten Julit që t’i organizojë më shpesh. Fusha për ta, sot e në vijim në oraret e drekës nga menaxherët e kompleksit, ishte pa pagesë. Përgjatë intervistës së “Gazetës Si” me ta, mësojmë se ata të mbledhur me dëshirën për të luajtur futboll, por edhe për të krijuar një ekip kombëtar.

 

Sipas Julianit, “jemi mbledhur të gjithë, personat me aftësi ndryshe apo të amputuar, që të luajmë futboll, ndonëse sot kemi mungesa… Edhe pse na ka ndryshuar jeta, duam ta jetojmë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME