Horoskopi javor 25 nëntor-1 dhjetor 2019/ Si do të jetë kjo javë për të dashuruarit

Dashi

Dëgjojeni me shume kujdes partnerin gjate kësaj jave dhe mundohuni te mos i dilni kundër për asgjë. Nëse toleroni here pas here do keni një marrëdhënie shume me te mire se bashku. Beqaret ndryshe nga sa e imagjinonin, këtë periudhe do realizojnë një takim mbresëlënës i cili do ua ndryshoje përgjithmonë te ardhmen.

 

Demi

Jeta juaj ne çift mund te ketë edhe probleme gjate kësaj jave dhe kjo për shkak te parave. Do ngatërroheni me partnerin dhe mund te kuptoni një tjetër ane te tij. Kujdes me fjalët. Beqaret, nen ndikimin e madh te Hënës, do jene te paqëndrueshëm ne mendime dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin.

 

Binjaket

Marrëdhënia me partnerin do jete goxha e mire këtë jave. Do gjeni mirëkuptimin për gjithçka dhe do ndiheni me te qete se me pare. Ne disa momente do ndiheni edhe xheloze, por duhet te mundoheni ta mbani veten qe mos keni debate. Beqaret do i kalojnë te gjitha pengesat qe do ju dalin dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë.

 

Gaforrja

Klima ne jetën tuaj ne çift do ngrohet tej mase këtë jave. Do mendoni për surpriza gjithë kohës dhe do argëtoheni pafund pranë njeri-tjetrit. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica vetëm qe ta gjejnë partnerin ideal. Ne fakt ëndrra e tyre do plotësohet vetëm ne fundjave.

 

Luani

Do jeni shume te pamatur gjate kësaj jave dhe do kërkoni me zë te larte me shume liri e pavarësi nga partneri. Ne fakt me këtë sjellje do e përkeqësoni tej mase marrëdhënien tuaj pasi partneri nuk është munduar asnjë moment te përfitojë nga ju. Me mire sesa është sjelle ai nuk keni për te gjetur tjetër, mendojeni mire këtë. Beqaret nuk duhet te hedhin asnjë hap te nxituar nëse kane dyshime. Me mire le te presin momentin e përshtatshëm.

 

Virgjëresha

Dita e pare e javës do jete disi e zbehte për te dashuruarit, por me pas situata do ndryshoje rrënjësisht. Do i shtoni dozat e fantazisë dhe do i shprehni akoma me tepër ndjenjat. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm krijimin e një lidhjeje, por rrethanat do jene te tilla qe ta favorizojnë atë.

 

Peshorja

Mjedisi yjor do ndikoje shume negativisht tek jeta juaj ne çift gjate kësaj jave. Do jeni dyshues e posesive, çka mund te sjelle debate te forta. Po nuk ndryshuar\t shpejt sjellje keni për te pasur probleme me vone. Beqaret do kenë mundësi te përjetojnë momente emocionuese fale një takimi qe do realizojnë ditën e mërkurë.

 

Akrepi

Këtë jave do jeni me te afërt me partnerin tuaj dhe do arrini te merreni vesh me te për gjithçka. Do kërkoni edhe falje për disa gabime dhe do zgjidhni disa pengje qe ju kane munduar prej kohesh. Beqaret duhet ta lënë veten sa me te lire sot dhe te përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepet.

 

Shigjetari

Kjo do jete një jave e qete dhe pa probleme për juve qe jeni ne një lidhje. Do merreni vesh mjaft mire me partnerin dhe çastet e lumtura do mbizotërojnë gjithë kohës. Beqaret do kenë një takim vendimtar i cili do ua ndryshoje jetën përgjithmonë. Ne fakt atë person shume here e kane ëndërruar dhe ja qe ëndrra do ju behet realitet.

 

Bricjapi

Kjo jave do jete e mbushur me aventura dhe me kënaqësi te papërshkrueshme. Me partnerin do jeni gati te bëni çdo gjë qe lidhja te jete e jashtëzakonshme dhe ne asnjë moment te mos reshte entuziazmi. Beqaret do realizojnë një takim te papritur, por qe do mund t’ua ndryshoje jetën njëherë e përgjithmonë.

 

Ujori

Asnjë planet nuk do ketë ndikim shume te madh tek jeta juaj ne çift gjate kësaj jave dhe shume gjera do varen plotësisht nga sjellja juaj. Kujdesuni për fjalët dhe gjestet ne mënyrë qe te mos vuani me pas pasojat. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por qe ne mes te javës mund te fillojnë edhe lidhje pasionante.

 

Peshqit

Jeta juaj ne çift ka për te qene mjaft harmonike këtë jave. Partnerin do e keni mbështetje për gjithçka dhe ai do ua beje gjerat me te lehta ne çdo sektor. Marrëdhënia ne çift dhe jeta intime do jete gjithashtu e jashtëzakonshme. Beqaret nuk do arrijnë dot te kenë asgjë konkrete edhe pse do bëjnë te pamundurën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME