Kanë lindur për njëri tjetrin, këto janë shenjat e horoskopit që askush nuk i ndan dot

PESHORJA DHE AKREPI

Mund të tingëllojë si një kombinimi i çuditshëm pasi Peshorja, një shenjë e matur dhe e ekuilibruar në pamje të parë, dhe Akrepi, impulsiv, tinëzar dhe joshës, nuk kanë asgjë të përbashkët, por ja që lidhja e dashurisë mes tyre është shumë e fortë dhe jetëgjatë.

Edhe pse duket i fortë, Akrepi ka nevojë për një lider në jetën e tij, një këshillues që t’i qëndrojë pranë dhe ta mbështesë gjithmonë, dhe Peshorja është e gatshme ta bëjë këtë. Kanë një kimi të fortë jo vetëm shpirtërore, por edhe fizike. Peshorja ndihet e qetë duke pasur një njeri që e mbron dhe që i bindet.

 

PESHQIT DHE GAFORRJA

Nuk keni pse mendoheni gjatë se ç’i bashkon këto dy shenja, pasi dihet botërisht që janë shenjat më të ndjeshme të gjithë horoskopit. Peshqit janë romantikë dhe ëndërrimtarë të lindur, të cilët rriten që në vegjëli me përrallën e princit me kalë të bardhë që gjen dashurinë e jetës, për të mos u ndarë më kurrë. Sakaq nga ana tjetër, Gaforrja është nga ato shenja që kapet fort pas dashurisë dhe e konsideron si motivin kryesor të jetës së saj. Të dyja këto shenja kanë një komunikim të shkëlqyer me njëra-tjetrën dhe respekt të ndërsjellë. Adhurojnë shëtitjet në natyrë, kohën e kaluar bashkë dhe përpiqen të shfrytëzojnë çdo moment për të qenë bashkë.

 

SHIGJETARI DHE DASHI

Shigjetari është një aventurier i pashoq që e ka mendjen vetëm të bëjë valixhen dhe të zhduket, ndërsa Dashi është kokëforti i zodiakut që qëndron gjithmonë me këmbë në tokë. Por kur bëhen bashkë, asgjë nuk mund t’i ndalë. Edhe pse të gjithë mendojnë që janë individualistë, por është krejt e kundërta pasi janë shumë të dashur, të dhimbsur dhe altruistë. Ajo që i bashkon këto të dy shenja përveç parimeve të përbashkëta, është që janë shumë të pavarura dhe të vendosura. Me pak fjalë janë bërë fiks njëri për tjetrin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME