Vetëm 8% e banorëve në Tokë kanë sy blu, dhe kryesisht gjenden në Europën e veriut. Por njerëzit e parë në tokë nuk kanë qenë me sy blu.
Kërkime shkencore nga Universiteti i Kopenhagenit, Danimarkë, kanë zbuluar se njerëzit me sy blu kanë ardhur si pasojë e një mutacioni gjenetik që ata e kanë gjurmuar rreth 6000 ose 10,000 vite më parë.
Sipas profesorit Hans Eiberg të këtij universiteti, mutacioni gjenetik ka prekur gjenet OCA2 në kromozome, duke krijuar një ndryshim që e ndaloi aftësinë e trupit për të prodhuar sy të kaftë.
Gjeni OCA2 është kodi për proteinën P, e cila krijon melaninë, pigmentin që u jep ngjyrë flokëve, syve dhe lëkurës.
Sipas shkencëtarëve, të gjithë njerëzit me sy blu kanë një paraardhës të vetëm të përbashkët, i cili ka pësuar mutacionin gjenetik 10,000 vite më parë.
Njerëzit me sy blu janë më të ndjeshëm nga drita.
Njerëzit me sy blu shohin pak më mirë në errësirë.
Dikur mendohej se prindërit me sy blu bënin vetëm fëmijë me sy blu, dhe ngjyra syve të bebeve shihej si provë tradhtie, deri sashkenca vërtetoi që varet nga kombinimet gjenetike.