Djali shtiret si e ëma 60-vjeçare për të marrë provimin e saj të patentës

Një 43-vjeçar është arrestuar në veri të Brazilit pasi u vesh si nëna e tij për të marrë provimin e saj të patentës.

Nëna e Heitor Schiave, Maria dështoi tre herë për të marrë testin e patentës.

Ndaj djali i saj vendosi që të shkonte vetë në vend të Marias në provim.

 

I veshur me një bluzë me lule, thonjtë e lyer ngjyrë të kuqe, make-up dhe paruke, ai u nis drejt qendrës ku do bëhej testi.

Plani i tij dukej se po shkonte mirë derisa instruktorja kuptoi gjithçka.

Aline Mendonça tha se pavarësisht që Schiave u përpoq të dukej sa më natyral u kuptua se nuk ishte Maria.

 

Aline njoftoi policinë dhe mekaniku 43-vjeçar u arrestua në autoshkollë për mashtrim dhe keqpërdorim të identiteti të dikujt tjetër.

Schiave se tha se nëna e tij nuk e dinte planin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME