Clement Lenglet u përfshi në një ndërhyrje të ashpër kundër Raphael Varne në takimin e djeshme në “El Clasico” mes Bracelonës dhe Real Madridit.
Në një deklaratë për mediat spanjolle Lenglet është shprehur i bindur se ndërhyrja e tij nuk ishte penallti.
“Doja ta godasia topin me kokë dhe në përpjekje për t’i dhënë sa më shumë forcë , e preka këmbën e Varane. Për mua nuk ishte penallti.
Unë jam profesionist dhe e di kur bëj faull. Nëse dikush mendon se ajo ishte penallti, atëherë është vetëm mendimi i tij”,përfundoi mbrojtësi i Barcelonës, Lenglet./oranews