Keni një histori tuajën që doni ta ndani me te tjerët? Kjo është hapësira që shkoder.info sjell për lexuesit të cilëve do t’i ruhet anonimati. Historitë tuaja mund të na i dërgoni me anë të mesazheve në facebook ose email në officialshkoder@gmail.com.
Pershendetje Shkodra!
Doja te rrefeja nje histori.Anonim ju lutem.
Jam nje vajze e dashuruar prej shume vitesh me nje djale(te cilin e kam prej disa muajsh burre).Jam ne nje pune shume te mire,kujdesem per burrin tim dhe pamjen time dhe e bej te lumtur burrin me dashurine time.Ajo qe me shqeteson eshte se jetoj me friken se mos ndahem nga gjithe keto qe degjoj ngado.
Nuk me mungon dashuria e tij madje me do shume edhe pse nuk ma shpreh,por kam frike se rrethohem nga njerez ziliqare dhe femra te paskrupullta te cilat e lakmojne dhe kane tentuar dhe te na ndajne.Madje njera u fut keq edhe pse ai nuk ja vari.Ai me do,por frika ekziston ne kete bote te djallezuar, ku njerezit bejne cdo gje qe t’u plotesohet kapricua.
Une e dua shume dhe nese ai me tradheton do doja me mire te mos jetoja me.E dua dhe ai eshte i lumtur me mua,por kam frike se si cdo njeri dhe ai mund te tundohet.
E mira dhe e bukura nuk kane fund une kete e di,por ai me zgjodhi mua edhe pse nuk jam mis bota,as nuk jam perfekte.Me zgjodhi sepse sado e thjeshte dhe e zakonshme qe jam,asnjera para meje nuk e permbushte ,por tundimi eshte pjese e jetes…Me thoni,mos eshte e tepert kjo menyre te dashuruari me frike,apo kam te drejte qe kam frike ne kete bote mbushur me femra xheloze e ziliqare.