Kjo është shenja më pisanjose e horoskopit, as nuk e ka idenë ç’është rregulli dhe pastërtia

E dimë, askush i ka me qejf punët e shtëpisë, sidomos tani në verë ku gjëja e vetme që duam është kondicioneri, ose një ventilator të gjithin për vete.

 

Por shenja e mëposhtme e horoskopit nuk ka qejf të prekë gjë me dorë, si në verë dhe dimër. Pastërtia nuk është pika e saj më e fortë, madje nuk do ta ekzagjeronim aspak nëse themi se Akrepi është armiku numër një i ujit dhe spaunit.

 

Eh,sa mirë do të ishte sikur shtëpia te pastrohej vetë! Akrepat ëndërrojnë gjithmonë të zgjohen në një shtëpi te pastër e të rregullt, por kur bie fjala të bëjnë punët në shtëpinë e tyre nuk e vënë edhe aq ujin në zjarr. Janë rrëmujaxhinj të lindur, nuk dinë të bëjnë dy çorape bashkë dhe nuk ia kanë idenë se ku kapet fshesa e lecka.

 

Në përgjithësi i bëjnë gjërat shpejt e shpejt sa për t’u quajtur, madje kjo ndodh shumë rrallë vetëm kur i shtyjnë të tjerët. Personat e lindur në këtë shenjë janë gjithmonë në lëvizje dhe justifikohen duke thënë se nuk kanë kohë për t’u marrë me vogëlsira, ama janë të parët që kritikojnë të tjerët nëse shikojnë ndonjë grimcë pluhuri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME