Pas takimeve në kuadër të Samitit të Shengenit Ballkanik, kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen e Xhesikës, 20-vjeçaren që humbi jetën gjatë tërmetit të 26 nëntorit, si pasojë e një goditjeje që mori nga një tullë në kokë.
Sot Rama shkoi që të vizitonte Ilian, Rozetën, dhe Sabinën, të cilët ishin zhvendosur nga banesa e tyre e vjetër. Por teksa ngjitjej për në shtëpinë e tyre, Rama është bërë pis.
Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, Rama del nga makina me pelerinën e tij pis të zezë pa asnjë njollë. Teksa ngjit shkallët, Rama diku prek murin dhe bëhet me bojë të bardhë në krah.
Të jetë vallë pallati për të cilin porositi kryebashkiakun Veliaj që ta lyente?
(k.m/dosja.al)



