Atmosfera e festave të fundvitit ka mbërritur edhe në shtëpinë e moderatores Arbana Osmani.
Mëngjesin e sotëm, ajo ka postuar një foto të ëmbël të djalit të saj, Jonit, i cili shfaqet tek pema e Krishtlidjeve.
Joni duket shumë entuziast pasi pema është e tej mbushur me dhurata që pritet të hapen në ditët e festave.
Ndërkohë mami Arbana me humor shkruan: ‘Kemi filluar të flemë te pema’, duke treguar kështu gëzimin e djalit të saj për festat.




