Eklipsi i fundit për vitin 2019/ Hëna mbuloi 97 përqind të diellit, tjetri në 21 qershor të vitit 2020

Me kokën lart për të admiruar eklipsin e fundit të diellit për vitin 2019, dukuri e cila ndodhi sot kur në Europë ishte ende

errësirë por agimi kishte zbardhur në ishullin e Santo Stefano, në detin Tirren, mes brigjeve të Lazios dhe Campanias rreth orës 4 e 45 minuta.

Jo i dukshëm në kontinentin e vjetër, ku dielli lind shumë më vonë, eklipsi u pa qartë nga Australia në Indi duke kaluar nëpër Filipine, Singapor dhe mbi të

gjitha gadishullin Arabik. Hëna mbuloi rreth 97 përqind të diellit, prej të cilit mbeti një unazë e ndritshme. Takimi tjetër me një eklips diellor do të jetë 21 qershor të vitit 2020.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME